Pjesëmarrja e vogël e votuesve në zgjedhjet për kryetarë komunash në veri, sipas kryeministrit Albin Kurti, ka ardhur si pasojë e fushatës së egër të Beogradit, e po ashtu kërcënimeve e shantazheve.
Kurti kërkoi nga kryetarët e zgjedhur që të punojnë pa dallim etnie.
Ndërkaq kreu i ekzekutivit, bëri të ditur që së shpejti do të takohet me presidentin serb Aleksander Vuciq, takim për të cilin tha që është gati dhe pret të diskutohet zbatimi i marrëveshjeve.