Antidroga e Policisë së Kosovës ka arrestuar një person të shtunën në Prishtinë, si të dyshuar për posedim të narkotikëve.
I dyshuari fillimisht kishte tentuar të largohej, dhe kishte hedhur në tokë një qese të dyshuar me narkotikë.
Por, zyrtarët policorë pas pesë minutave ndjekje arritën ta kapnin, ndërsa gjatë kontrollit në trup i është gjetur edhe një armë.
Më pas të dyshuarit F.D. (2000) i është batisur edhe shtëpia ku i janë gjetur dy paketime me marihuanë, njëra me peshë 556 gramë e tjetra me peshë 568 gramë. Ndërsa po ashtu i është gjetur edhe një armë AK-47 me dy karikatorë.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Pas një pune profesionale të hetuesve policor personi i dyshuar mashkull kosovar me iniciale (F.D; viti i lindjes 2000) është identifikuar dhe është takuar në rrugën “Beqë Lokaj”, në Prishtinë, të cilin Policia e ka paralajmëruar të ndalet, por i njëjti ka hedhur në tokë një qese me substancë të dyshuar narkotike (me peshë prej 30 gramëve) dhe ka filluar të ikë duke vrapuar me shpejtësi.
Policia ka vazhduar ndjekjen aktive të personit të dyshuar dhe brenda pesë minutave ka arrit ta ndaloj dhe arrestojë të njëjtin, ku pas kontrollit në trupin e tij është gjetur një pistoletë 7.65 mm, me një karikator me pesë (5) fishekë, (965) euro si dhe një telefon celular (Iphone 13 pro max).
Në konsultim me organet e drejtësisë është bastisur- kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, vepër kjo e sanksionuar me kodin penal të RKS-së.
Gjatë operacionit të bastisjes në shtëpinë e personit të dyshuar të lartcekur me iniciale në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47 me një karikator dhe 2 fishekë, si dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: njëra prej 556 gramëve dhe tjetra qese prej 568 gramëve (në total marihuana e konfiskuar rezulton: 1 kg 154 gramë).
Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit i dyshuari ndalohet për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës”, thuhet në raportin e Policisë.