Barcelona thuhet se është favoritja për transferimin e portierit Gianluigi Donnarumma përpara Paris Saint-Germain, ndërsa Juventusi ka më shumë të ngjarë të mbajë Ëojciech Szczesny nën urdhrat e Massimiliano Allegrit, raporton Gazeta Enigma.
Donnarumma është një lojtar i lirë pasi nuk arriti të bie dakord për një kontratë të re me Milanin, i cili tashmë e ka zëvendësuar atë me Mike Maignan.
Përfaqësuesi Mino Raiola është përpjekur të gjejë një klub të përgatitur për të ofruar të paktën pagë prej 10 milionë euro në sezon, por kjo ka rezultuar e vështirë në klimën aktuale financiare.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, Barcelona aktualisht është favoritja dhe do të ishte e gatshme të nënshkruante Donnarumman edhe nëse Marc-Andre ter Stegen qëndron në Camp Nou.
Paris Saint-Germain gjithashtu po mbikëqyr situatën, por kohët e fundit zgjati kontratën e tyre me portierin aktual, Keylor Navas.
Juventusi pritej gjerësisht të ofronte italianin Donnarumma, por kthimi i Allegrit ka ndryshuar situatën te klubi nga Torino.
Allegri ka një raport të mirë me polakun Szczesny dhe ka gjithashtu shumë pak klube të përgatitura të paguajnë çmimin e kërkuar për reprezentuesin polak./Gazeta Enigma/