Artistët e njohur të skenës shqiptare, Capital T dhe Kidda, kanë nisur punën për një projekt të ri muzikor, raporton Gazet Enigma.
Dyshja, që shquhen për hitet e mëdha, bëhet e ditur se kanë filluar xhirimet e klipit të ri dhe se shumë shpejt do të prezantohet para publikut.
Të njëjtit kanë bashkuar forcat për herë të parë, gjersa projekti duket të jetë ritmik sipas një postimi të ndarë në rrjete sociale.
Në një video që është shpërndarë në YouTube, tashmë mund të shihni një nga skenat e videoklipit të tyre.
Kjo mbase do të shndërrohet në një nga hitet e verës marrë parasysh suksesin e dy artistëve.
Deri në lansimin e këtij projekti, Kapo po shijon suksesin e “Rrushe” që deri më tani ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve.
Në anën tjetër, e fundit e Kiddës mbetet “Pale” që e solli rreth dy muaj më parë në duet me reperin Dardan./Gazeta Enigma/