Mesfushori Hakan Calhanoglu nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Interit pas përfundimit të edicionit aktual.
“Calciomercato” shkruan të premten se turku do të transferohet në Angli, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Interin që i skadon vitin tjetër.
Bëhet e ditur se 29-vjeçari do t’i bashkohet Newcastle Unitedit, i cili është në negociata me Interin për lirimin e tij.
Thuhet se Calhanoglu ka marrëveshje në parim me ekipin anglez, i cili për kartonin e tij ka ofruar 40 milionë euro.
Calhanoglu është pjesë e Interit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Milani si lojtar i lirë dhe këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 7 herë në të gjitha garat.
© KOHA.