Java e 33-të e Superligës së Kosovës fillon me dy ndeshje shumë interesante.
Dukagjini e pret skuadrën e Malishevës në stadiumin “18 qershori”, atje ku ndeshja do të gjykohet nga treshja: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari dhe Eris Bejtullahu.
Momentalisht, dy skuadrat luajnë për objektiva të kundërta, Dukagjini për Evropën, kurse skuadra e Malishevës po kërkon mbijetesën.
Ndeshja tjetër zhvillohet në “Riza Lushta” në Mitrovicë, atje Trepça ’89 pret Drenicën, kjo e fundit tashmë ka rënë nga Superliga e Kosovës.
Të dy takimet fillojnë në ora 15:00.