Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme në Superligë.
Llapi – Ferizaj dhe Prishtina – Gjilani u mbyllën pa fitues, me rezultat 0:0.
Llapjanët kishin mundësi të vazhdonin ‘ëndrrën’ për një vend në garat evropiane, por nuk ia dolën.
Ata përballë patën Ferizaj që është në zonën e rrezikshme në tabelë.
Në ndeshjen tjetër gjithashtu u luajt për Evropë.
Të dy skuadrat si Prishtina ashtu edhe Gjilani ‘luftojnë’ për garat evropiane, por nuk morën sot fitore.
Me rezultatet e sotme, Llapi qëndron në vendin e gjashtë me 42 pikë, Ferizaj në të nëntin me 35.
Kurse, Prishtina në vendin e katërt me 44 pikë, teksa Gjilani në të tretin me 51 sosh.