Arrestohet ish-kryeministri pakistanez Imran Khan

Arrestohet ish-kryeministri pakistanez Imran Khan

Imran Khan, ish-kryeministri i Pakistanit, është arrestuar gjatë një paraqitjeje në gjykatë në kryeqytetin, Islamabad, raporton Al Jazeera, transmeton Gazeta Enigma.

70-vjeçari u arrestua nga agjentë të organit antikorrupsion të vendit, Byrosë Kombëtare të Përgjegjshmërisë.

Që nga largimi i tij nga pushteti vitin e kaluar, Khan është goditur me dhjetëra akuza, të cilat ai i mohon.

“Imran Khan është arrestuar në rastin Qadir Trust,” tha llogaria zyrtare e policisë në Islamabad në Twitter, duke iu referuar një rasti të korrupsionit.

Related Articles