Miratohet në Parlamentin Evropian Raporti për Kosovën

Miratohet në Parlamentin Evropian Raporti për Kosovën

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka bërë të ditur se është miratuar raporti për Kosovën, raporton Gazeta Enigma.

Për këtë raport votuan 452 deputetë, 87 ishin kundër dhe 76 abstenuan.

“Raporti për #Kosovën sapo është miratuar me shumicë dërrmuese, duke konfirmuar kështu mbështetjen tonë të qartë për përpjekjet dhe arritjet evropiane të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter. /Gazeta Enigma

Related Articles