Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi.
Një vjedhje ka ndodhur edhe në xhaminë e fshatit Rakaj në komunën e Ferizajt, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer arkën dhe kanë vjedhur disa para.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.