Droni i policisë zbulon parcelën me 500 rrënjë kanabis në Shkodër

Droni i policisë zbulon parcelën me 500 rrënjë kanabis në Shkodër

Policia e Shkodrës ka njoftuar për zbulimin dhe asgjësimin e 500 fidanëve të llojit narkotikë kanabis sativa të mbjellura në një ambient të hapur në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, raporton Gazeta Enigma.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara nga strukturat e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, si rezultat i kontrolleve me dron, është zbuluar një ambient i hapur ku ishin mbjellë në kubikë, 500 fidanë narkotikë, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, njofton Policia.

Operacioni është zhvilluar në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, thuhet në raportin e Policisë.

Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Shtetit. /Gazeta Enigma

Related Articles