Ka përfunduar pa fitues derbi në Gjilan.
Gjilani – Drita u mbyll pa fitues, 1:1.
Pas këtij barazimi dhe fitores së Ballkanit, Drita lëshon kreun e tabelës.
Drita ishin të parët që shënuan në këtë takim.
Rron Broja me një gol të bukur i dhuroi epërsinë atyre.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Dritës.
Gjilani arritën të barazojnë pas një penalltie mjaft diskutabile.
U deshtë kohë e gjatë që gjyqtari të vendos a ishte penallti, apo faull në sulm.
Por, në fund ai vendosi dhe akordoi penallti për gjilanasit.
Mevlan Zeka u tregua i saktë nga pika e bardhë, në minutën e 82’ të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Drita bie në vendin e dytë me 67 pikë, dy më pak se Ballkani, kurse Gjilani ka 52 pikë në vendin e tretë.