Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme (e hënë) në magjistralen Kamenicë-Gjilan ka ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkullin me shtetësi kosovare me iniciale B.A., i moshës 29-vjeçare.
Gjatë kontrollit në furgon janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: 93 pako, 1245 vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia.
Policia tha se janë duke e trajtuar rastin dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit.
Sipas tyre, ky aksion është në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, me çrast janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.