Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Phlilip Kosnett, raporton Gazeta Enigma.
Nga ky njoftim u theksuar se në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi.
Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.