Federata e Futbollit e Kosovës edhe zyrtarisht i ka zyrtarizuar datat e Finales së Kupës së Kosovës, barazhin për Ligën e Parë dhe barazhin për inkuadrim në Superligë, shkruan Gazeta Enigma.
Ashtu siç kishte raportuar Gazeta Enigma, Kupa e Kosovës do të luhet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:00.
Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Prishtinës.
Barazhi i dy vendeve të dyta nga Liga e Parë të Grupit A dhe Grupit B, do të luhet më 27 maj të shutnën nga ora 15:00.
Kurse, barazhi për inkuadrim në Superligë do t ë luhet më 4 qershor të dielën nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë./GAZETA ENIGMA/