Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve me ndeshjen kthyese gjysmëfinale mes Interit dhe Milanit

Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve me ndeshjen kthyese gjysmëfinale mes Interit dhe Milanit

Super spektakël sonte në Ligën e Kampionëve.

Interi dhe Milani përballen në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të këtij kompeticioni.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2 me 0 në të mirë të ‘Neruazzurëve’, të cilët kanë avantazh të madh dhe janë favoritë për të kaluar në finalen e madhe.

Megjithatë, Milani ka dëshmuar në të kaluarën që është një skuadër e madhe në këtë kompeticion dhe kërkon përmbysjen e madhe, duke shpresuar që edhe njëri nga futbollistët më të rëndësishëm, Leao të jetë gati pas lëndimit që e pësoi para dy javësh ndaj Lazios.

Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00, me fituesin që do të përballet në finale me njërën skuadër nga çifti tjetër, Manchester City – Real Madrid.

Related Articles