Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është zotuar për ndryshimi në qasjen ndaj të rinjve po ndodh dhe se është koha për të investuar më shumë në ta.
Kurti, gjatë prezantimit të procesi hartues i Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026, tha se planifikimi i së ardhmes së vendit bëhet me të rinjtë e saj.
“Të jesh i ri apo e re ia vlen për shtetin dhe ekonominë dhe ka ardhur koha që të bëhet një investim serioz, e për këtë duhet të kemi edhe sa më shumë diskutime me ta. Në të kaluarën kemi pasur planifikim dhe zbatim të fragmentuar. Universitetin e bëmë falas teksa kemi ndarë edhe mbi 3 mijë bursa”, u shpreh Kurti,
Mes tjerash, Kurti u zotua poashtu se Qeveria do të punojë me ta.
“Qeveria është e tyre dhe po punojmë bashkë me ta. Planifikimin e së ardhmes po e bëjmë të mundur me të rinjtë dhe të rejat tona”, tha Kurti.
Kreu i ekzekutivit tha se do të vazhdojnë të kryejnë punë dhe drejtësi për çka tha se janë zotuar prej më shumë se dy vitesh.
“Në mandatin e kësaj qeverie synojmë që të kryejmë punë dhe drejtësi për çka jemi zotur prej më shumë se dy vjetëve. Punë për më shumë aktivitet e inovacion ekonomi, arsim më cilësor dhe investime të huaja ndërsa drejtësi për më shumë barazi, mirëqenie siguri e besim në institucione”, tha Kurti.
Teksa ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se kjo strategji është e mirë.
“Kemi filluar punën për një dokument strategjik e që në qendër është i riu që kërkon punë. Strategjia është menduar për këtë qëllim që të na e tregojë shtegun”, shtoi ai.