Janë arrestuar dy persona për plagosjen e një 23-vjeçari në Mamushë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin kanë bërë bastisje në dy lokacione dhe më pas është bërë arrestimi.
Në njofitm thuhet se gjatë bastisjes është konfiskuar një armë me katër fishekë e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
“Me 17.05.2023 lidhur me rastin policia ka bërë bastisje në dy lokacione dhe ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë bastisjes është konfiskuar një armë me katër fishekë e cila dyshohet të jetë përdorë në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /GAZETA ENIGMA/