Dëshmitari i pestë në Hagë po vazhdon dëshminë e tij ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Ai dje kishte deklaruar se anëtarë të UÇK-së ia kanë marrë të afërmit e tij, derisa prokurorja sot ka vazhduar me pyetje në lidhje me këtë dëshmi të tij.
I pyetur nga prokuroria se a i shkoi ai prapa pasi siç tha ai, anëtarë të UÇK-së ia morën të afërmit e tij, ai u përgjigj se po, ka shkuar.
Dëshmitari pesë u shpreh se këtë veprim e bëri për të kuptuar se siç i shpreh ai, pse i morën ata.
“Me këqyr çka u bo, pse i morën”, u shpreh ai.