Sot gjatë ditës pritet të betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Paralajmërimet për tensione të mundshme kanë nxitur policinë e Kosovës që të rrisin prezencën e saj në rrugët që çojnë tek objekti i komunës.
Kjo shihet edhe në disa fotografi nga ajo pjesë.
KFOR-i ndërkaq ka thënë se pjesën e sigurisë ia ka lënë tërësisht në dorë policisë së Kosovës.