Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur për raportimin në senat për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Chollet, përmes një postimi në Twitter, tha se politika e ShBA-së në Ballkan bazohet në parimin për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe.
“Një nder të paraqitem para SFRC dje me përfaqësuesin special Gabriel Escobar mbi politikën e administratës për Ballkanin Perëndimor. Politika e ShBA-së në rajon bazohet në një parim të thjeshtë: Një Evropë e tërë, e lirë, e begatë dhe në paqe është në interesin tonë të sigurisë kombëtare”.
Kujtojmë se të enjten Chollet dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raportuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Escobar deklaroi se ShBA-ja nuk e përkrah një asociacion që e dëmton sovranitetin e Kosovës.