Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), ku ka mbetur një i vdekur dhe katër persona të lënduar.
Viktima i takon gjinisë femërore rreth moshës 71-vjeçare.
Rastin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë në Gjakovë.
“Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë. Personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.”