Ballkani është kampioni i Superligës së Kosovës në edicionin 2022/23, shkruan Gazeta Enigma.
Vëmendja e gjithë futboll-dashësve kosovar ka qenë në këtë xhiro të Superligës, ku u lufta për titull, mbijetesë e Evropë.
Kampioni më i ri i Superligës, është Ballkani i cili e siguroi titullin me fitoren 2-0 ndaj Ferizajt, kurse në anën tjetër, Drita i’a mundësoi me humbjen ndaj Malishevës me rezulat 0-1.
Llapi e priti Gjilanin, ku kjo e fundit kërkonte vetëm një pikë për të siguruar vendin për pjesëmarrje në garat evropiane. Gjilani barazoi Llapin me rezultat 2-2 duke siguruar vendin e 3-të për në garat evropiane.
Këto janë rezultatet e gjitha takimeve të xhiros së 35-të:
Ballkani – Ferizaj 2:0
(65′ Edvin Kuc 1-0, 76′ Korenica 2-0,)
Drita – Malisheva 0:1
(56′ Sobowale 0-1,)
Dukagjini – Trepça ’89 3:1
(9′ Santos 1-0, 18′ John 2-0, 50′ Merlaku 3-0, 52′ Dushi 3-1,)
Llapi – Gjilani 2:2
(28′ Selimi 1-0, 69′ Zeka 1-1, 80′ Zeka 1-2,)
Prishtina – Drenica 3:1
(11′ Kryeziu 1-0, 20′ Hyseni 2-0, 28′ Dervishaj 2-1, 59′ E.Krasniqi 3-1,)