Daja: Ta mbrosh titullin kampion është më e vështirë sesa të bëhesh për herë të parë

Daja: Ta mbrosh titullin kampion është më e vështirë sesa të bëhesh për herë të parë

Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Ferizajt me rezultat 2-0 dhe me humbjen e Dritës, doli që kjo fitore t’i shpallte kampion të Superligës së Kosovës për vitin 2022/23.

Ky është titulli i dytë me radhë për Ballkanin që edhe këtë vit u drejtua nga trajneri, Ilir Daja.

Pas ndeshjes Ilir Daja ka thënë tha se ky titull është i veçantë pasi ta mbrosh titullin kampion është më e vështirë sesa të bëhesh për herë të parë.

“Është e vështirë ta mbrosh titullin, këta djem e meritojnë këtë sukses, kemi pasur një presion të madh”.

“Lojtarët kanë cilësi dhe bashkëpunim të madh mes vete. Titulli i shkon të gjithë qytetit, kryesisë dhe në veçanti tifozëve “Xhebrailat”, ka thënë Ilir Daja.

Intervista e tij u ndërpre nga tifozët e klubit dhe lojtarët që e morën për të festuar.

Related Articles