Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, është ndier i çliruar pas ndeshjes me Llapin.
Llapi dhe Gjilani barazuan 2:2 të shtunën. Me pikën e fituar, Gjilani ka siguruar zonën që dërgon në garat evropiane për edicionin tjetër.
Tani, Gjilani luan në finale të Kupës së Kosovës me Prishtinën.
“Me të vërtetë jam shumë i lumtur sot. Jemi zhveshur nga presioni i Evropës. Kemi fituar një pikë. Por asnjëherë nuk e kemi ndjerë presionin, edhe pse gjithmonë në futboll ka presion. I uroj futbollistët për angazhimin, sakrificiën. Një vend i tretë që e kemi mbrojtur me egoizëm, luftë, sakrificë. Por asjnëherë nuk i kemi përmendur ata që kanë sakrifikuar më shumë se ne dhe futbollistët. Ato janë familjet, pasi me mospagesat tona, kanë vuajtur edhe ata. Por nuk na kanë futur në vështirësi të tepruar”, theksoi ai.