Nxënësit që iu nënshtruan testit të arritshmërisë mund të kenë më pak pikë – pa fajin e tyre. Kjo pasi cilado nga disa përgjigje që është rrumbullakuar është e pasaktë.
E këtë e vërejti gjeografi, Betim Sherifi, që për këtë dha sqarime në rrjetin social facebook, veçse për kamerë nuk pranoi ta bëjë një gjë të tillë. Megjithatë në Ministrinë e Arsimit janë në dijeni për gabimin e përvjedhur në test.
”Çdo gabim që gjendet në test ne prapë para publikimit të rezultateve bëjmë analizën e çdo kërkese dhe shohim se nëse një detyrë nuk funksionon e kontrollojmë dhe nëse ajo pyetje ka gabime atëherë anulohet ajo pyetje nga testi”, tha Drejtori për Divizion, Standarde dhe Vlerësim, Fatmir Elezi,
Për këtë gabim nxënësit nuk do të penalizohen. Sipas Rinor Qehajës që drejton Institutin Edguard, gabime të këtilla shkakton mungesa e analizës paraprake të testimeve.