Është hedhur gaz lotsjellës para komunës së Zveçanit, ku një turmë qytetarësh po konfrontohet me Policinë.
Radio Evropa e Lirë raporton se Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe shok bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal.
Në pamje shihet se si turma nis të shpërndahet, ndërkaq dëgjohet edhe një zhurmë e të shtënave. Nuk raportet se ka ndonjë të lënduar.
Sot në veri të vendit janë dëgjuar sirenat e më pas qytetarë të komunitetit serb janë tubuar.
Policia njoftoi kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse. Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.