Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot dhe nesër nuk do të dalë në punë.
Gazetarja e Klan Kosovës, ka bërë të ditur se Zeqiri ka thënë se i duhet pushim në këto dy ditë fundjave.
I pyetur nëse do ta takojë ministrin Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në pjesën veriore të vendit, i njëjti nuk e ka pohuar e as mohuar se sot gjatë ditës mund të ndodh një takim i tillë.