Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, mes Ulpianës dhe Lirisë.
Prizrenasit shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsinë 0:2.
Për Lirinë goli i parë shënua nga Edmon Likaj, në minutën e katërt.
Kurse, të dytin e shënoi Petrus Megameno në minutën e gjashtë shtesë – 45+6′.
Kujtojmë se skuadra fituese pastaj do të takohet me skuadrën që do ta mbyllë sezonin si e teta në Superligë. Kjo do të mësohet të dielën, kur do të zhvillohet xhiroja e fundit.
Ferizaj dhe Trepça ’89 janë skuadrat që po “luftojnë” për atë pozitë.