Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se janë thellësisht të shqetësuar me situatën e krijuar në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani theksoi se mbeten te qëndrimi se situata në veri duhet të de-përshkallëzohet menjëherë dhe nuk duhet hyrë në objektet e komunave veriore, njofton Klankosova.tv.
I dërguari i Washingtonit në Prishtinë njëherit bëri të ditur se takimi me Osmanin ndodhi me kërkesë të saj, përderisa tregoi se bashkë me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog i informuan kryetarët e komunave veriore rreth asaj se si e shohin situatën.