Mesfushori i njohur kosovar, Hamdi Namani, është larguar nga FC Drita.
Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Namani ka bërë të ditur se pas katër viteve nuk do të jetë pjesë e ‘bardhekaltërve’, raporton Gazeta Enigma.
Namani ka falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe gjatë këtyre viteve. /Gazeta Enigma/