Media britanike, BBC, ka shkruar për situatën në veri të vendit dhe për “sanksionet” që dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia bënë Kosovës.
Sipas BBC-së, protestuesit serbë janë përpjekur që të pushtojnë ndërtesat e komunave mes trazirave për vendosjen e kryetarëve shqiptarë në veri.
NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë pasi tha se 30 nga paqeruajtësit e saj dhe 52 protestues u lënduan në përleshjet në Zveçan.
“Kriza daton që nga prilli, kur serbët etnikë bojkotuan zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – duke i lejuar shqiptarët etnikë të marrin kontrollin e komunave me një pjesëmarrje prej më pak se 4%”, shkruan BBC.
BBC raportoi edhe për sanksionet që ShBA i dha Kosovës, duke e përjashtuar nga stërvitja “Defender Europe 23”, që vështirë të ketë vizita bilaterale mes zyrtarëve të lartë të ShBA-së e Kosovës dhe ndaljen e lobimit të Shteteve të Bashkuara për njohje të reja.