Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër (e mërkure) pritet të takohet me përfaqësuesit e partive politike në vend, për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, i cili ka deklaruar se takimi i Presidentes është paraparë të mbahet të mërkurën me të gjitha partitë.
“Po, me të gjitha janë paraparë për nesër”, ka deklaruar Kupina.
Ndryshe, zgjedhjet komunale do të mbahen në tetor të këtij viti, derisa tashmë shumë kandidat kanë shpallur kandidaturën e tyre./Gazeta Enigma.