Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti Armend Zemaj, e ka kritikuar qeverinë “Kurti”, për program të mangët qeverisës në fushën e shëndetësisë.
“Atë të cilin e zëvendësova unë. Kjo është në vazhdën e asaj që kemi pritur që kjo qeveri duke trumbetuar se do të sjell ndryshim,, e ka marrë një votë goxha kualitative dhe kemi pritur që do të përballemi me një program qeveritar që do të na jepte hapësirë për sugjerime. Neve na erdhi vetëm një faqe program për shëndetësi dhe ajo jo e plotë. Një qeveri që proklamon se shëndetësia do të jetë prioritet me një faqe, ku ka më shumë referime që lexohen në literaturat e përditshme nuk na e ka dhënë mundësinë që të ballafaqohemi me kritika. ”, deklaroi Zemaj, në Frontal.
Lidhur me raportimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në Komisionin për Shëndetësi, Zemaj tha se sa ishte ai ministër në komision e pyesnin vetëm për qeverinë jolegjitime dhe për prapavijën e tij të shkollimit.
Unë e kam marr mandatin dhe pas 3-4 ditësh më ka ardhur ftesa për të raportuar në Komisionin për Shëndetësi. Kam pasur çdo të dytën javë për të raportuar në komision. Nuk u ftova për të raportuar për shëndetësinë por për atë se si është qeveria jolegjitime, si jam një ministër me juridik dhe debat joproduktiv”, ka thënë ai.
Deputeti Zemaj, vlerësoi se ministri aktual i Shëndetësisë, Vitia nuk është duke e pasur vëmendjen tek të gjitha institucionet shëndetësore.