Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur sonte për zhvillimet në veri dhe situatën tonë në përgjithësi.

Shefi i ekzekutivit kosovar në një pikë u përballë edhe me pyetjen e marrëdhënieve me Jeff Hovenier.

Ai tha se gëzon bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të, porse është i zgjedhur nga populli.

“Mua më ka zgjedhur populli. Nuk më ka emëruar ambasadori. Është detyrë e imja ta mbroj Kushtetutën”, shtoi ndër tjerash Kurti në Konfront.

Veç kësaj, i pari i qeverisë përmendi edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja, si zgjidhje politike, por pohoi se të njëjtat mund të bëhen veç nëse nuk shkelet Kushtetuta.

Related Articles