Kurti: S’e paragjykoj nëse Kosova mund t’i bëjë ballë Serbisë

Kurti: S’e paragjykoj nëse Kosova mund t’i bëjë ballë Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të paragjykojë nëse Kosova do të mund t’i bënte ballë një agresioni të mundshëm nga Serbia.

Në “Konfront” të KTV-së, ai ka thënë se nuk bën paragjykime për të ardhmen, por ka refuzuar të thotë se a mund ta përballojë Kosova e vetme sulmin e mundshëm nga Sebria.

“Unë veproj sipas programit tonë qeveritar, ligjit dhe Kushtetutës, nuk mund të bëj parashikime se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për shembull kur ju thatë më herët që nëse sulmon Serbia, forcat tona nuk i bëjnë ballë, nuk e di a është ashtu. Unë nuk do ta kisha paragjykuar. Natyrisht që mirë është të kesh ndihmë”, ka thënë Kurti.

Related Articles