Bayern Munich është gati të rivalizojë Bayer Leverkusenin për transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili pritet të largohet nga Arsenali këtë verë.
Pas shumë sprovash dhe mundimesh gjatë shtatë viteve të fundit së bashku, Xhaka ka vendosur t’i jap fund karrierës në Emirates.
Pothuajse në moshën 31-vjeçare, Xhaka tani po bën një tjetër ndryshim – po kthehet në Bundesligë, aty ku luajti më parë me Borussia Monchengladbach.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur për një marrëveshje të shqiptarit me Leverkusenin, por si duket tani garë është bërë edhe më interesante.
Sipas mediumit zviceran 4-4-2.ch, kampionët e Bundesligës janë gati t’i ofrojnë Xhakës një kontratë të vlefshme për tre vitet e ardhshme me opsion edhe për një vit tjetër shtesë.
Megjithatë, përparimet konkrete nga kryeqyteti i shtetit bavarez nuk ka ende dhe gjithçka është në hapat e parë të kësaj tratative.
Ky medium shton se përkundër ofertës së Bayernit, Leverkuseni shihet favorit pasi po menaxhon shumë mirë interesin e tij. Aty, Xhaka ka të ofruar një kontratë pesëvjeçare.
Ajo që e bind atë dhe familjen e tij nuk është vetëm fakti se ata do të mund të jetojnë sërish në Rheinland në të ardhmen.
Leverkusen gjithashtu pritet t’i ofrojë Xhakës punësim përtej marrëveshjes kontraktuale të synuar. Ende nuk është vendosur saktësisht se si do të funksionojë kjo. Punësimi në zonën e të rinjve është i mundur dhe ky plan i bën përshtypje Xhakës.
Pika e ngecjes për momentin është tarifa e transferimit. Arsenali, ku Xhaka ka ende kontratë deri në vitin 2024, thuhet se kërkon 25 milionë euro dhe gjermanët nuk janë gati të shkojnë më larg se 15 milionë euro.