Bie numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

Bie numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

Instituti GAP në statistikat e publikuara, ka bërë të ditur se numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht, raporton Gazeta Enigma.

Sipas këtyre statistikave, në komunat e Kamenicës dhe Junikut ka pasur rënie më të madhe të numrit të nxënësve.

“Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht. Krahasuar me vitin shkollor 2008/2009, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 134,366 nxënës më pak, apo një rënie prej 30.3%. Rënie më të madhe të numrit të nxënësve ka në komunat e Kamenicës dhe Junikut (-53%), Rahovecit, Dragashit dhe Vitisë (-45%), dhe Gjilanit dhe Suharekës (-41%)”, thuhet në njoftimin e GAP.

Ndërsa, në përmbledhjen e raportit të GAP thuhet se sa i përket personelit arsimor, që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014.

“Sa i përket personelit arsimor, që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014, kur MASHT publikoi të dhëna të detajuara për këtë kategori. Në krahasim me vitin shkollor 2013/2014, në vitin shkollor 2021/2022, numri i mësimdhënësve ka rënë për -1%, numri i personelit ndihmës është rritur me 6%, ndërsa numri i personelit administrativ ka rënë për -3%”, theksohet tutje në raport. /Gazeta Enigma

Related Articles