Liria është skuadra e fundit që ishte në pritje për të kompletuar 10 ekipet që do të garojnë në stinorin e ardhshëm në elitën kryesore të futbollit kosovar.
Prizrenasit u rikthyen në Superligë, pasi e mposhtën Ferizajn në ndeshjen e barazhit me anë të penaltive.
Pos Lirisë, nga Liga e Parë në Superligën u ngjitën edhe edhe Fushë Kosova, si kampione e Grupit B, dhe Feronikeli ’74, si kampion i Grupit A.
Kështu që në sezonin e ardhshëm pjesë e Superligës do të jenë: Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Prishtina, Malisheva, Llapi, Fushë Kosova, Feronikeli 74’ dhe Liria.