Skuadra e Lirisë ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt me 4 qershor në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me ç’rast edhe fitoi inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.
Megjithatë, KF Ferizaj ka bërë ankesë zyrtare në FFK, pasi sipas tyre disa lojtarë të Lirisë kanë luajtur pa kontrata, sepse ato iu kanë skaduar me 31 maj.
Kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ ka theksuar se skuadra e tij është në rregull gjithçka.
“Lojtarët e Lirisë janë të gjithë të licensuar për edicionin 2022/23. Ata kanë të drejtë të luajnë, ne jemi konsultu edhe me personat kompetent dhe jemi në rregull. Këto janë vetëm pallavra të Ferizajt”, ka thënë ai shkurtimisht.
Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi nga FFK për këtë çështje.