I dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se e premtja është afati kur do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë mbi procesin e de-eskalimit të situatës së veriut.
Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjiet e marra dhe raportimi i së premtes në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime.
”Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Ai [Miroslav Lajçak] duhet të raportojë te z. [Josep] Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”.