Presidentja Vjosa Osmani ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.
Ajo ka shprehur besimin e saj se peticioni është mënyra më demokratike për të vazhduar me zgjedhje të reja.
“Në këtë mënyrë, mendoj që ne do ta siguronim pjesëmarrjen e serbëve sepse kërkesa do të vinte nga ta, nga qytetarët”, ka thënë Osmani.
Ajo tha se largimi i kryetarëve aktualë të komunave përmes peticionit do të ishte “një lloj referendumi”, që do ta hapte rrugën për një votim të dytë për të zgjedhur kryetarë të rinj komunash.
Osmani ka folur edhe për trupat paqeruajtëse, për të cilat ka thënë se do që të rrinë deri sa Kosova të futet në NATO.