Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se të njëjtit me anë të kanosjes, e kanë detyruar viktimën që të transferoj kriptovaluta në vlerë prej 110 mijë eurosh, raporton Gazeta Enigma.
Të arrestuarit siç bëhet e ditur nga Policia, janë një 35-vjeçar me inicialet V.H dhe një 38-vjeçar me inicialet M.H.
Sipas Policisë, detyrimi dyshohet të ketë ardhur si shkak i një borxhi të pretenduar nga ana e të dyshuarve.
“Ndaj të dyshuarve aktualisht policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Detyrim’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma