Aksidentohet një veturë dhe një biçiklist, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, me çrast ka mbetur i lënduar një person, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një biçiklete.

“Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i biçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, kanë thënë nga zyra për media e Policisë së Kosovës. 

Related Articles