Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, në Moskë tha se Serbia dëshiron kompromis në dialogun me Kosovën. Ai tha se fuqitë perëndimore po i kërkojnë Serbisë ta njohë Kosovën në mënyrë që t’u hapet rruga për të hyrë në BE, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Enigma.
Daçiq tha se nuk pranojnë zgjidhje të imponuara dhe të njëanshme, ndërsa tha se s’mund të pritet që Serbia ta njohë Kosovën.
“Ata na thonë hiqni dorë nga Kosova dhe Metohija dhe rruga për në BE është e hapur për ju. Kjo nuk është ajo që partnerët i thonë njëri-tjetrit. Ne duam të hyjmë në BE, po punojmë shumë për këtë dhe nuk e ndryshojmë atë qëllimi, por ne nuk e pranojmë atë. Pengesat që do të vihen para nesh që nuk janë vendosur kurrë para askujt, dhe as nuk mund të pritet një gjë e tillë si njohja e shkëputjes së paligjshme nga ndonjë shtet sovran”, tha Daçiq.
Ai tha se sot Rusia është mbrojtësi më i madh dhe më me ndikim të interesit kombëtar serb.
“Rusia, ashtu si Serbia, është plotësisht e mendimit se Kosova dhe Metohija është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, dhe kjo ka qenë një nga shtyllat tona më të rëndësishme politike në luftën për interesat tona në skenën ndërkombëtare për dekada”, shtoi Daçiq.
Daçiq foli në rusisht në parlamentin rus./Gazeta Enigma/