Mbi 71 persona kanë marrë vaksinën anti-Covid në nivel vendi prej se kur në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit në muajin mars, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë së mërkurës janë vaksinuar mbi 1 700 persona, kurse në sallën “1 Tetori” në Prishtinë 73 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, duke përfshirë këtu profesionistët shëndetësor dhe qytetarë, njoftoi Niman Bardhi menaxher i Qendrës së vaksinimit.
Sipas tij, nga mbi 370 të vaksinuar në këtë qendër, dozën e parë e kanë marr 309 persona.
“Kemi filluar me profesionistë shëndetësor dhe qytetarë ku aktualisht kemi mbi 370 të vaksinuar, me dozë të parë 309 përderisa kemi rreth 73 persona që janë me dozën e dytë. Nëse flasim në nivel vendi për dozë të parë dhe të dytë aktualisht kemi 71 mijë e 400 vaksina të dhëna ndërsa vetëm për ditën e sodit janë ofruar mbi 1 700 vaksina. Salla është e organizuar jo veç për dy kategoritë e dozave, por edhe të vaksinimit në masë”, tha ai. /Gazeta Enigma.