Drejtori sportiv i Pejës, Arbër Elshani, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar pas lajmit se FIBA ka përjashtuar përjetësisht gjyqtarin kosovar Daut Mehmetin, njofton Gazeta “Enigma”.
Në shenjë revolte ndaj këtij vendimi ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së shtetit që të verifikoj disa biseda telefonike, në të kundërtën do ti publikoj në Facebook-un e tij.
“Meqenëse e paskët dënuar Daut Mehmetin, përjetë atëherë e ftoj prokurorinë e shtetit që t’i verifikoj këto biseda telefonike, me ditë, datë dhe numër të telefonit, në të kundërtën unë do t’i publikoj këtu në facebookun tim”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka shtuar se “ka anëtar edhe të bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe drejtor të klubit që janë të përfshirë në trukim, blerje të ndeshjeve po ashtu edhe gjyqtar të tjerë, trajner dhe lojtar”.
“Daut Mehmeti është lule e xhehnetit, çka janë disa të tjerë”, ka shkruar Elshani.
“Shpresoj që të gjithë ata që e kanë shndërrua basketbollin tonë në cirk, të shkojnë aty ku e meritojnë!”, ka përfunduar ai. /GAZETA ENIGMA/