Një delegacioni nga Lugina e Preshevës, sot fillon në Bruksel një vizitë treditore dhe do të zhvillojë takime në Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar për Enigmën, Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, e cila tha se janë paraparë 12 takime në agjendë.
“Do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Për tre ditë në Bruksel do të zhvillojmë 12 takime me udhëheqësit më të lartë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian”, theksoi Sinani.
Pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi konsistent do të jenë thelbi dhe tema kryesore e këtyre takimeve jashtëzakonisht të rëndësishme.
Po ashtu vizita financohet nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta Enigma.