Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.
Në këtë ceremoni të organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, nuk janë parë, as krerët e opozitës.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë parë prezentë vetëm ambasadorët, ai i Zvicrës por edhe i Arabisë.
Klan Kosova ka provuar të marrë një koment nga qeveria por edhe presidenca lidhur me këtë çështje, megjithatë ende s’ka pranuar përgjigje.