Me lirimin e katër futbollistëve të Prishtinës, përzgjedhësi Bernard Challandes tani duhet ta kompletoj sërish listën për dy miqësoret e tjera të qershorit.
Në fakt, Challandes ka ftuar dy yjet e Stade Lausanne, Mersim Asllanin dhe Lavdrim Hajrulahun. Dy lojtarë me të ardhme të ndritshme do përfaqësojnë “Dardanët” për herë të parë në karrierë.
Këtë e ka konfirmuar klubi i tyre përmes një komunikate në rrjetin social ‘twitter’.
“Lojtarët tanë të rinj Mersim dhe Lavdim, janë zgjedhur nga Kombëtarja A e Kosovës. Urime!”, shkruhet në komunikatë.